LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e AKP-së takuan Kryetarin e Komunës së Drenasit

Përfaqësuesit e AKP-së takuan Kryetarin e Komunës së Drenasit

Kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi së bashku me zëvëndëskryesuesin, Bajram Zejnullahu, zëvëndësdrejtoreshën menaxhuese-Shitje, Valbona Dibra dhe drejtori i Koordinimit Rajonal, Petrit Ibraj u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në këtë takim është diskutuar për identifikimin e aseteve me rëndësi vitale për Komunën e Drenasit, të cilat janë nën administrim të AKP-së dhe ndodhen në zonat me interes për zhvillimin e Komunës dhe qytetarëve të saj. Në takim u bisedua edhe për çështje tjera me interes të ndërsjellë në të mirë të Komunës së Drenasit dhe AKP-së.


Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së për vizitën, duke kërkuar nga ky institucion që konform mandatit ligjor, pronat të cilat janë në interes të zhvillimit të Komunës së Drenasit, të përjashtohen nga procesi i shitjes në mënyrë që t’u jepet mundësia për kthimin e tyre në pronë Komunale.

Kryesuesi i AKP-së, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka informuar atë se pronat e identifikuara, të cilat janë me interes publik për komunën e Drenasit, do të trajtohen me kujdes të veçantë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të mirëfilltë me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në të mirë të qytetarëve. /Telegrafi/