LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të Odës Hoteliere takim me Tahirin, kërkojnë t’u lejohet puna deri në ora 23:00

Përfaqësues të Odës Hoteliere takim me Tahirin, kërkojnë t’u lejohet puna deri në ora 23:00

Oda Hoteliere Turistike e Kosovës ka mbajtur takim me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri ku kanë diskutuar në lidhje me vendimet për gastronominë.

Në komunikatën për medie kjo Odë ka kërkuar që aktivitetet gastronomike të mbahen deri në ora 23:00 të mbrëmjes e kështu të lejohen ahengjet në përgjithësi.


Sipas tyre, shkaku se turizmi e më saktësisht sektori i Gastronomisë luan një rol shumë të rëndësishëm si shtysë e zhvillimit ekonomik dhe social, shumë ndërmarrje tjera të cilat do kenë humbjet e tyre shkaku i ndalimit të funksionimit të punës.

“Gastronomia është një sektor i ndërlidhur ngushtë me turizmin që po përjeton transformim këto vitet e fundit. Qytetarët e kanë ndryshuar mendimet e tyre sa i përket përgatitjes së ushqimit dhe mbajtjen e ahengjeve nëpër shtëpitë e tyre. Ndaj kërkesa për të pasur shërbime gastronomike të gatshme vetëm sa është rritur. Ne kështu nga të gjithë këta faktorë kërkuam që aktivitetet Gastronomike të mbahen deri në ora 23:00 të mbrëmjes e kështu të lejohen ahengjet në përgjithësi. Nga kjo ne si Odë Hoteliere e Kosovës kërkuam lejimin e funksionalitetit të Gastronomisë dhe shpresojmë që të gjithë do ia dalim mbanë duke mos pasur humbje ekonomike dhe duke u kujdesur njëkohësisht për shëndetin publik të qytetarëve. Duke mos harruar se vizitorët do kenë nevojë të marrin shërbime gjatë kohës kur ata dëshirojnë të pushojnë e të freskohen. Përveç turistëve të huaj, e vizitorët lokalë, pra banorë të Kosovës që zgjedhin të kalojnë fundjavat apo pushimet në destinacionet e ndryshme brenda vendit, janë një grup i rëndësishëm i përdoruesve të shërbimeve e veçanërisht atyre gastronomike”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/