LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi po përgatitet për dy samite kyçe – Rusia dhe Ukraina pikat kryesore të bisedimeve

Perëndimi po përgatitet për dy samite kyçe – Rusia dhe Ukraina pikat kryesore të bisedimeve

Në dy samitet e ardhshme kyçe, G7 dhe NATO, liderët perëndimorë do të përpiqen të afrojnë sa më shumë radhët në raport me Moskën, sepse lufta në Ukrainë, e cila nuk ka fund në horizont, mund të rrezikojë unitetin e tyre.

Udhëheqësit e fuqive të mëdha, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, do të takohen në alpet bavareze për mbledhjen vjetore të shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7).


SHBA bllokon 1200 dhoma hoteli në Madrid për Samitin e NATO-s
Lexo po ashtu SHBA bllokon 1200 dhoma hoteli në Madrid për Samitin e NATO-s

Grupi përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Franca, Italia dhe Gjermania.

Vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, katër muaj pas fillimit të ofensivës ruse, do të jetë në qendër të takimit, si dhe samiti dyditor i NATO-s që fillon më 28 qershor në Madrid.

Kancelari Olaf Scholz, mikpritës i samitit të G7, kujtoi këtë javë se mbështetja për Ukrainën do të kërkonte “këmbëngulje”.

“Është e vërtetë që ne jemi ende larg negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, sepse Putini ende beson në mundësinë e paqes së diktuar”, tha Scholz, duke shtuar se prandaj ishte edhe më e rëndësishme që “të qëndrojmë në rrugën e duhur, me sanksionet tona financiare, mbështetjen për Ukrainën dhe furnizim të koordinuar të armëve”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë “vite”.

Stefan Meister i institutit gjerman të kërkimit DGAP pohon se agresioni rus i detyroi anëtarët e G7 të kuptonin se kishin nevojë për njëri-tjetrin sepse inflacioni ose kërcënimi i një krize energjie dhe ushqimore, si rezultat i luftës, do të testonte më tej rezistencën e komunitetit ndërkombëtar.

Udhëheqësit pritet të diskutojnë gjithashtu “Planin Marshall” për rindërtimin e Ukrainës, i cili thuhet se kushton miliarda dhe përfshin disa breza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori