LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit e TikTok ngrenë padi për të bllokuar ndalimin e përdorimit në shtetin e Montana

Përdoruesit e TikTok ngrenë padi për të bllokuar ndalimin e përdorimit në shtetin e Montana

Pesë përdorues të TikTok në Montana të cilët krijojnë përmbajtje të postuar në aplikacionin e videove të shkurtra kanë ngritur padi në gjykatën federale për ta bllokuar ndalimin e ri të shtetit ndaj platformës nën pronësinë kineze.

Guvernatori i Montana-s, Greg Gianforte, të mërkurën nënshkroi projekt ligjin i cili ndalon TikTok-un në këtë shtet, një projektligj ky i cili bëhet efektiv që nga 1 janari i 2024-shit. Që të 5 përdoruesit tentojnë që të bllokojnë ligjin, i cili e bënë jo-ligjor ofrimin e TikTok në këtë shtet nga Google Play Store dhe App Store


Padia e cila o dorëzua në Gjykatën e Qarkut të Montana-s gjatë së mërkurës, ka emrin e prokurorit të përgjithshëm të shtetit, Austin Knudsen, i cili është i ngarkuar për zbatimin e ligjit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i Montanas nënshkruan projektligjin, bëhet shteti i parë që ndalon TikTok-un
Lexo po ashtu Guvernatori i Montanas nënshkruan projektligjin, bëhet shteti i parë që ndalon TikTok-un

Përdoruesit e TikTok argumentojnë se shteti kërkon të “ushtrojë kompetenca mbi sigurinë kombëtare që Montana nuk i ka dhe të ndalojë fjalimin që Montana nuk mund të shtypë”. Padia tha se përdoruesit besojnë se ligji shkel të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë.

“Montana nuk mund t’i ndalojë banorët e saj të shikojnë ose postojnë në TikTok sesa mund të ndalojë Wall Street Journal për shkak të kujt e zotëron atë ose ideve që publikon”, thuhej në padi.

Emily Flower, një zëdhënëse e Knudsen, tha se shteti ishte gati për padi. “Ne prisnim një sfidë ligjore dhe jemi plotësisht të përgatitur për të mbrojtur ligjin”, tha ajo.

Sipas padisë, pesë paditësit, të gjithë banorë të Montanës, përfshijnë një stilist të rrobave të qëndrueshme të banjës që përdor TikTok për të promovuar kompaninë e saj dhe për t’u angazhuar me klientët; një ish rreshter i Trupave Detare të SHBA-së, i cili përdor TikTok për t’u lidhur me veteranë të tjerë; një fermere që përdor TikTok për të ndarë përmbajtje në lidhje me aventurat e saj në natyrë; një studente që studion fiziologjinë e aplikuar të njeriut dhe ndan përmbajtje për aventurat e saj në natyrë; dhe një njeri që ndan video humoristike në TikTok dhe fiton të ardhura nga përmbajtja që poston.

Zyrtarët e Montana, shtet i cili ka pak më shumë se 1 milionë banorë, bënë të ditur se TikTok mund të përballet me gjoba për secilën shkelje dhe se do ketë gjoba ditore shtesë prej 10 mijë dollarëve në rast të shkeljes së ndalimit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Një robot humanoid i përshkruar si

Një robot humanoid i përshkruar si "më i avancuari në botë" do të shfaqet në Skoci

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori