Përdoruesit e iPhone po ankohen se përditësimi i ri softuerik po ua nxeh telefonat e po ua shterë baterinë
Përdoruesit e iPhone kanë ngritur shqetësimet e tyre për përditësimin më të fundit të softuerit të Apple duke thënë se po ua shterë baterinë në telefonat e tyre.
Ankesat kanë shpërthyer në Twitter ditëve të fundit pasi përdoruesit pretendojnë se softueri i fundit i iOS 16.5.1 (c) ka shkatërruar harduerin e pajisjes së tyre, transmeton Telegrafi.
Një përdorues tha se bateria e telefonit të tij ra nga 77 për qind në zero kur përditësimi u bë derisa kishte qenë në gjumë për vetëm pesë orë.
Disa të tjerë gjithashtu janë ankuar për çështjen e nxehjes së tepërt, ku njëri tha se duart e tij iu duken sikur iu ishin ‘djegur’ pasi e mbajti telefonin për shumë gjatë.
Një tjetër shtoi: ‘Shkova për të fjetur me 77 për qind bateri, pesë orë më vonë nuk kisha më bateri dhe iPhone-i ishte nxehur! Unë aktivizova softuerin iOS 16.5.1’.
iOS 16.5.1 (c) u lansua së bashku me iPadOS 16.5.1 (c) vetëm javën e kaluar në një përpjekje për të rregulluar me shpejtësi një problem që pengoi disa faqe interneti të shfaqeshin siç duhet.
Ky softuer i Përgjigjes së Shpejtë të Sigurisë është një lloj i ri i lansimit të softuerit ‘mini’ që vjen ndërmjet përditësimeve më të mëdha në iPad, Mac dhe iPhone.
Apple Support ftoi të gjithë të bashkëbisedojnë lidhur me këtë problem përmes Twitterit.
Këto probleme në fakt mund të jenë mjaft normale pas përditësimeve intensive të energjisë.
Mund të duhen orë dhe madje ditë që ndryshimet e softuerit të finalizohen plotësisht, që do të thotë se kapaciteti i baterisë mund të luhatet ndërkohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor
Platforma X e konsideron këtë fjalë një fyerje: Çfarë thuani?
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
Qeni robot "terminator" me pushkë që "synon" inteligjencën artificiale po testohet nga marinsat amerikanë
WhatsApp mund të hesht telefonatat nga numra të panjohur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'