LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i kodit shtetëror +383 nga thirrjet ndërkombëtare, trefishon minutat e përdoruesve të telefonisë mobile IPKO

Përdorimi i kodit shtetëror +383 nga thirrjet ndërkombëtare, trefishon minutat e përdoruesve të telefonisë mobile IPKO
-->

Me rastin e 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, telefonia mobile IPKO lanson bonus produktin për përdoruesit e saj, përmes shfrytëzimit të kodit të ri shtetëror +383.

Ky produkt u ofrohet të gjithë përdoruesve pre-paid dhe post-paid, përmes thirrjeve ndërkombëtare. Përdoruesit e telefonisë IPKO, do të fitojnë minuta të shtesë për çdo thirrje ndërkombëtare që pranojnë në +383.

Për çdo minutë të pranuar ndërkombëtare në kodin +383, përdoruesit e telefonisë IPKO fitojnë tre minuta, të cilat mund t’i përdorin brenda rrjetit të IPKO-së.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë thirrjet ndërkombëtare me kodin e ri telefonik, +383. IPKO inkurajon Kosovarët në diasporë, që kur të thërrasin në Kosovë, të përdorin kodin e ri telefonik shtetëror, pasi kjo do të trefishojë minutat e më të dashurve të tyre në atdhe. IPKO vazhdimisht fuqizon klientët e saj në Kosovë dhe më gjerë. Ky bonus produkt, është vetëm një mënyrë për të treguar që IPKO mbetet e përkushtuar që të sigurojë se shërbimet e saj janë më të mirat, janë të arritshme, të përshtatshme dhe të përballueshme për tregun tonë”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications LLC.

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, mund të aktivizojnë këtë shërbim pa pagesë, duke thirrur në *150#. Pranimi i minutave bonus nga thirrjet ndërkombëtare, mund të përdoren brenda rrjetit mobil dhe fiks të IPKO-së, në një afat 30 ditë vlefshmëri.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G në Kosovë, duke mbuluar rreth 80 për qind të popullatës në Kosovë. /Telegrafi/