LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i armëve kimike në Siri, SHBA s’përjashton sulmim ajror kundër Assadit

Përdorimi i armëve kimike në Siri, SHBA s’përjashton sulmim ajror kundër Assadit

Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.

“Nuk do të përjashtoja asnjë mundësi”, është përgjigjur për shtypin amerikan, Thomas Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe antiterrorizmin.


“Në këto momente jemi duke verifikuar sulmin”, ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe pjesa tjetër e ekipit të sigurisë kombëtare janë në kontakt me Trumpin sa i takon mënyrës së një përgjigjeje të mundshme, përcjell Telegrafi.

SHBA së bashku me tetë vende të tjera anëtare të Këshillimit të Sigurimit në OKB, Britania e Madhe, Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë, ka kërkuar një mbledhje urgjente, e cila pritet të mbahet nesër.

Në një raport të sotëm special i cili mban nënshkrimin e mjekëve nga Guta Lindore doktor Suleman Kakeh dhe doktor Ayman Arbash, thuhet se numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmeve të djeshme ka arritur në 78.

Në një seri mesazhesh në Twitter, Trump akuzoi drejtpërdrejtë presidentin rus Vladimir Putin, Rusinë dhe Iranin për mbështetjen që i japin Asadit, ndërsa kërcënoi se çmimi do të jetë i shtrenjtë për këtë sulm.

Në mesazhet e tij Trump ironizoi edhe ish presidentin amerikan Barack Obama, duke thënë se nëse ai do të respektonte kërcënimin e vijës së kuqe për Sirinë, tashmë Asad do të ishte histori.

Qyteti i Doumës është fortesa e fundit rebele brenda Gutës Lindore në afërsi të Damaskut dhe sulmi i dyshuar me armë kimike tregon që regjimi është i gatshëm për gjithçka për të rimarrë kontrollin e zonës./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori