LAJMI I FUNDIT:

Përditësohet Lista shtetërore e mallrave të kontrolluara strategjike

Përditësohet Lista shtetërore e mallrave të kontrolluara strategjike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Koncept dokumentin për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Qëllimi kryesor i këtij Koncept dokumenti është të verifikojë ndryshimet e fundit të legjislacionit evropian dhe të balancojë detyrimet e Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe përputhjen me legjislacionin e BE-së.


Kabineti qeveritar ka miratuar përditësimin e Listës shtetërore të mallrave të kontrolluara strategjike, përfshirë edhe Listën evropiane të mallrave me përdorim të dyfishtë, listat e përbashkëta ushtarake dhe mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të të drejtave të njeriut.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.A, në të cilën aksionare do të jetë Qeveria e Kosovës.

Raporti vjetor i statistikave zyrtare për vitin 2017, ka marr gjithashtu miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Raporti do të përcillet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, drejtor i Agjencinë Qendrore të Prokurimit është emëruar Behxhet Rukiqi.

Ndërsa, drejtoreshë e përgjithshme në Drejtorin e Akreditimit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është emëruar Nexhmije Selimi. /Telegrafi/