LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi në versionin iOS të WhatsApp shton veçorinë e “multitasking” të cilat veçse janë në dispozicion në Android

Përditësimi në versionin iOS të WhatsApp shton veçorinë e “multitasking” të cilat veçse janë në dispozicion në Android

Në dhjetor të vitit të kaluar, ishte raportuar se WhatsApp po kryente një test beta që përfshin një veçori Picture-in-Picture (PiP) për bisedat me video në iOS. Tani, sipas 9to5Google versioni 23.3.77 i variantit iOS të aplikacionit WhatsApp është në dispozicion duke i lejuar përdoruesit në mes të kryerjes së një video-telefonate të hyjnë në një aplikacion tjetër pa pasur nevojë të ndalojnë ose shkëputin telefonatën.

PiP funksionon kështu – kur jeni duke u përfshirë në një telefonatë me video dhe dëshironi të kryeni shumë detyra duke hapur një aplikacion tjetër, dalja nga WhatsApp do të minimizojë bisedën me video dhe do ta lejojë atë të shfaqet mbi aplikacionet e tjera.


Mund ta lëvizni atë nëpër ekran me gishtin tuaj ndërkohë që biseda me video vazhdon dhe aplikacioni tjetër që dëshironi të hapni është poshtë tij. Kjo veçori mund të mos funksionojë menjëherë dhe WhatsApp thotë se do ta shpërndajë atë gjatë javëve të ardhshme, raporton PhoneArena, transmeton Telegrafi.

Përditësimi në versionin 23.3.77 përfshin gjithashtu disa veçori të tjera të reja, duke përfshirë aftësinë për të shtuar titrat kur dërgoni dokumente te kontaktet në bisedat personale ose grupore. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të përdorni emra dhe përshkrime më të gjata të emrave në grup kur përshkruani një grup WhatsApp.

Përsëri, ky përditësim është vetëm për iOS pasi përdoruesit e Android tashmë kanë aftësi Picture-in-Picture për video chat në WhatsApp.

Nëse dëshironi versionin 23.3.77 të WhatsApp për iOS menjëherë, mund të instaloni versionin e WhatsApp nga App Store pasi ai tashmë përfshin veçoritë e lartpërmendura duke përfshirë PiP për video chat. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë

Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Kalo në kategori