LAJMI I FUNDIT:

Përditësim rreth skandalit të VW: Softueri mashtrues ishte prodhuar nga Audi në vitin 1999

Përditësim rreth skandalit të VW: Softueri mashtrues ishte prodhuar nga Audi në vitin 1999

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi, e ka krijuar softuerin mashtrues të emetimit të gazrave në vitin 1999, shumë vite para se atë ta përdorte kompania bazë Volkswagen.

Prodhuesi më i madh i veturave Evropë ka pranuar në shtator se ata e kishin përdorur këtë softuer të mashtrimit në rreth 11 milionë vetura, duke përfshirë veturat e Volkswagen, Audi, Porsche, Skoda dhe Seat.


Inxhinierët e Audi e kishin zhvilluar këtë softuer i cili ishte i aftë të mashtronte me sasinë e emetimit të gazrave në vitin 1999, por ai kurrë nuk ishte përdorur nga divizioni luksoz i VW-së, zbulon gazeta gjermane Handelsbaltt, transmeton koha.net.

Sipas kësaj gazete, gjashtë vjet më vonë, kur inxhinierët e VW-së në fabrikën në Wolfsburg nuk ishin në gjendje që të binin emetimin e gazrave nën nivelin e caktuar me ligj, ata filluan që ta instalonin këtë softuer të zhvilluar nga Audi.