LAJMI I FUNDIT:

Përçarjet në RDK vazhdojnë edhe për “primatin” e adresave elektronike!

Përçarjet në RDK vazhdojnë edhe për “primatin” e adresave elektronike!

Rilindja Demokratike Kombëtare ka drejtuar një shkresë zyrtare deri tek mediumet duke kërkuar që të informojnë për RDK-në vetëm qëndrimet që vyjnë nga adresa e tyre elektronike, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Të nderuar përfaqësues të mediave,
Për hir të korrektësisë Ju njoftojmë se të gjithë komunikatat, reagimet, njoftimet për pres konferenca të Rilindjes Demokratike Kombëtare, dërgohen nga e-maili i vetëm zyrtar i RDK-së i cili është “info@rdk.org.mk”. Çdo email i dërguar nga email adresë tjetër në emër të RDK-së nuk është oficial. Ju lutemi që të ruani korrektësinë dhe përgjegjësinë tuaj si media.”(sic) thuhet në emailin e drejtuar nga Rilindja Demokratike Kombëtare./Telegrafi/