LAJMI I FUNDIT:

Përcaktohet periudha e ditës kur lindin më shpesh foshnjat

Përcaktohet periudha e ditës kur lindin më shpesh foshnjat
(Foto: Pexels)

Studiuesit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve analizuan certifikatat e lindjes për të përcaktuar se në cilën orë të ditës ka më shumë gjasa të lindin foshnjat.

Ata zbuluan se përqindja më e lartë e lindjeve ndodh në orët e mëngjesit dhe të mesditës, me kulmin në orën tetë të mëngjesit dhe në mesditë.


Keni humbur terminin, por bebja nuk dëshiron të dalë? Këto pesë gjëra do të inkurajojnë lindjen
Lexo po ashtu Keni humbur terminin, por bebja nuk dëshiron të dalë? Këto pesë gjëra do të inkurajojnë lindjen

Më pak se tre për qind e foshnjave lindin çdo orë nga mesnata deri në shtatë të mëngjesit.

Megjithatë, ky numër është rritur të shtunën dhe të dielën, kur lindjet kanë më shumë gjasa të ndodhin gjatë natës. Janë vërejtur edhe disa dallime në lidhje me llojet e lindjes.

Lindjet me prerje cezariane kanë më pak gjasa të ndodhin në mbrëmje dhe gjatë natës. Lindja vaginale e painduktuar ka më shumë gjasa të ndodhë gjatë natës në krahasim me lindjen e induktuar vaginale dhe prerjen cezariane (me operacion).

Këshilla të arta si të “shtyni” më shpejtë dhe më lehtë beben në lindje
Lexo po ashtu Këshilla të arta si të “shtyni” më shpejtë dhe më lehtë beben në lindje

“Ka arsye të mira mjekësore për lindjen e detyruar për të reduktuar rrezikun për nënat dhe foshnjat e tyre. Shumë gra zgjedhin një induksion të planifikuar për lehtësi. Gratë që kanë bërë një prerje cezariane shpesh zgjedhin një seksion C të përsëritur të planifikuar”, ka sqaruar gjinekologia Erin Clark. /Telegrafi/