LAJMI I FUNDIT:

Keni humbur terminin, por bebja nuk dëshiron të dalë? Këto pesë gjëra do të inkurajojnë lindjen

Keni humbur terminin, por bebja nuk dëshiron të dalë? Këto pesë gjëra do të inkurajojnë lindjen

Gjithashtu do t’ju ndihmojnë të shmangni induksionin

Dyzet javët e shtatzënisë janë prapa jush, dhe fëmija ende nuk dëshiron të arrijë në këtë botë?


E dimë që kjo është normale, por jemi të sigurt edhe se tashmë jeni bërë nervoze në pritje që të shikoni beben tuaj, por edhe për të hequr qafe dhimbjen që barku i madh shtatzënë sjell me vete.

“Vetëm 4 për qind e bebeve lindin në datën e parashikuar. Asnjë mjek, asnjë studim nuk mund të thotë me siguri se kur do të lindë bebja. Gjithçka varet nga niveli i oksitocinës, e cila stimulon lindjen dhe i jep mitrës një sinjal për tkurrje, apo fillimin e kontraktimeve”, shpjegojnë gjinekologët, transmeton Telegrafi.

Për të filluar lindja, është e nevojshme të rritet niveli i oksitocinës. Mjekët rekomandojnë shpesh të zbrisni shkallët, por ja mënyra të tjera që ekspertët këshillojnë nënat në pritje për ta ‘joshur’ fëmijën:

Marrëdhëniet intime

Ekspertët rekomandojnë marrëdhëniet intime si një metodë për të përshpejtuar lindjen. Sperma përmban prostaglandina të fuqishme, substanca të ngjashme me hormonet që zbutin qafën e mitrës. Përveç kësaj, orgazma rrit nivelin e oksitocinës, e cila mund të ndihmojë në përshpejtimin e lindjes.

Vallëzimi

Nëse i rrotulloni ijët tuaja në një formë të numrit tetë gjatë vallëzimit, do ta ndihmoni beben të zbresë në komblik. Përveç kësaj, niveli i oksitocinës rritet gjatë vallëzimit.

Stimulimi i thithave

Kjo gjithashtu mund të stimulojë kontraktimet e mitrës. Gjinekologët këshillojnë që të fërkoni butësisht thithat me gishta disa herë në ditë për një minutë, në mënyrë që të nxisni kontraktimet.

Hurmat

Hulumtimet kanë treguar se dy hurma në ditë nga java e 36-të e shtatzënisë mund të përshpejtojnë fillimin e lindjes.

Së pari, ka shumë sheqer në hurma dhe mjekët rekomandojnë që të hani fruktozë menjëherë para lindjes. Së dyti, përdorimi i hurmave në tremujorin e fundit të shtatzënisë kontribuon në zgjerimin e qafës së mitrës dhe redukton nevojën për induksion gjatë lindjes.

Qetësia

Mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tuaj është të mos ndërhyni. Mos lejoni që fakti që foshnja ende pret të shkojë t’ju bëjë nervoz. Kur jeni të shqetësuar, trupi juaj çliron hormonet e stresit – adrenalinën dhe kortizolin, dhe ato ngadalësojnë lindjen. /Telegrafi/