Paris Saint-Germaini do të jetë nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dueli mes dy gjigantëve do të nis me fillim nga ora 21:00 dhe trajnerët e të dyja skuadrave, Luis Enrique dhe Vincent Kompany, tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.


Te PSG-ja nga minuta e parë starton Vitinhan mbi të cilin pati dyshime nëse do të arrijë të rikuperohet në kohë nga një lëndim i pësuar në kampionat.

Treshja e sulmit si çdo herë këtë sezon, Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia të udhëhequr nga fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele.

Te Bayerni në anën tjetër po ashtu nuk ka ndonjë befasi apo ndryshim të madh nga formacioni titullar që e ka përcjellë gjigantin gjerman këtë sezon dhe Kompany është futur me të gjitha forcat.

Formacionet zyrtare:

PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendy, Neves, Vitinha, Zaire-Emery, Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

Bayern Munich: Neuer, Stanisic, Upamecano, Tah, Davies, Kimmich, Pavlovic, Olise, Musiala, Diaz, Kane.

/Telegrafi/

telegrafi sport app