LAJMI I FUNDIT:

Perani i Podujevës përfiton nga Master Plani i KEDS-it

Perani i Podujevës përfiton nga Master Plani i KEDS-it

Është një nga fshatrat verior të rajonit të madh të Podujevës, Perani, i cili së fundmi ka përfituar nga investimet që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS po shtrinë në tërë Kosovën, në kuadër të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes.

Nga trafot dhe shtyllat e reja elektrike dhe rrjeti shpërndarës me infrastrukturë përcjellëse, janë përfitues 90 ekonomi familjare, të cilat do të përfitojnë tension stabil, që ka qenë një ndër problemet kryesore të shkaktuara nga rrjeti i stërvjetëruar.


“KEDS ka mbajtur fjalën. Investimet ishin më se të nevojshme dhe janë serioze në rajonin tonë. Dukshëm është përmirësuar kualiteti i energjisë, është rritur siguria e çka është edhe më me rëndësi kjo ndikon në një tension stabil, i cili në të kaluarën ka sjellë dëme tek konsumatorët”, thotë Faik Muçiqi – drejtor i Shërbimeve publike në Podujevë.

Renovimit të rrjetit i është gëzuar edhe komuniteti i fshatit.

Elbert Emini banor i kësaj ane, thotë se puna është kryer mirë. “Shpresojmë që rezultati të mos mungoi. KEDS-in e falënderojmë ndërsa që fshati jonë pret edhe investime të natyrave të tjera në të ardhem, sikur ky që e solli KEDS”, shprehet Emini.

Sipas Viktor Buzhalës, zëdhënës në KEDS, investimet në fshatin Peran kanë përfunduar sipas dinamikave të parapara në kuadër të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes. “Konsumatorët në tërë vendin po shijojnë investimet që ne po shtrijmë në shërbim të tyre”, tha Buzhala.

Në kuadër të investimeve të KEDS-it në rajonin e Podujevës po punohet edhe në zona, lagje e fshatra të tjerë, si në Letanc, lagjen e ashkalinjëve, lagjen e boshnjakëve, te Bajrakartarët, te Zymerovit.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes, është Master Plani i rinovimit të rrjetit elektrik, sipas të cilit KEDS planifikon të investoj 300 milion euro deri në vitin 2025. Ky Master Plan pritet të modernizoj rrjetin elektrik të Kosovës në nivel me shtet e zhvilluara. /Telegrafi/

unnamed (1)

unnamed (2)

unnamed