LAJMI I FUNDIT:

“Perandoria”, Joveski kërkon mendimin e Janevës

“Perandoria”, Joveski kërkon mendimin e Janevës

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski kërkoi mendim nga Katica Janeva mbi ankesën për paraburgimin e Orce Kamçevit dhe dy të dyshuarve tjerë në rastin e “Perandoria”. Hapi i Jovevskit vjen pasi Gjykata e Lartë kërkoi përgjigje për ankesën, pikërisht nga ai, sepse sipas mendimit parimor ligjor, gjykata më e lartë nuk e njeh PSP-në, si paditës i autorizuar në këtë rast.

Nga prokuroria publike janë të qartë se ata nuk pajtohen me mendimin e Gjykatës së Lartë.


“Në pajtim me Ligjin për (PSP-në), prokurori publik i cili drejton Prokurorinë Publike është i autorizuar të ndërmarrë veprime dhe të përfaqësojë në çështjet pranë Gjykatave Themelore të Apelit dhe Gjykatës së Lartë. Njëkohësisht, Prokurori Publik i Maqedonisë së Veriut ose një prokuror tjetër publik nuk mund të ndërmerr hetime dhe ndjekje penale në rastet që janë në kompetencë të prokurorit publik (të PSP-së) pa pëlqimin paraprak me shkrim”, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Komunikimi u konfirmua nga PSP-ja, por për momentin nuk thonë se kur do të jenë gati përgjigjet.

“Deri tek PSP-ja nga ana PPRM-së, janë dorëzuar dokumente të lëndëve të Gjykatës e Lartë pas ankesave të ngritura kundër vendimeve për vazhdimin e masës së paraburgimit shtëpiak, të miratuara nga Gjykata e Apelit e Shkupit. Në këtë moment nuk jemi në gjendje të ndajmë më shumë informacione”, theksojnë nga Prokuroria Speciale Publike.

Pasoja më e dukshme e gjithë situatës është se de fakto prokuroria e rregullt publike do të përfaqësojë për herë të parë lëndë të PSP-së në gjykatë me miratimin e Katica Janevës, megjithëse bëhet fjalë vetëm për masa për sigurimin e pjesëmarrjes. Kur saktësisht do të vendoset për arrestin shtëpiak të Kamçevit dhe dy të dyshuarve tjerë varet nga ajo kur PSP-ja do t’i kthejë përgjigje Prokurorisë Publike Republikane që ata t’i përgjigjen Gjykatës së Lartë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori