LAJMI I FUNDIT:

Për t’u dukur më të reja, duhet të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni rreth plakjes

Për t’u dukur më të reja, duhet të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni rreth plakjes

Njerëzit optimistë janë më të prirë të jenë më të shëndetshëm dhe të duken më të ri. Veç kësaj, ata janë më pak të prirë të vdesin nga sulmet e zemrës apo sulmet e trurit.

Kjo do të thotë se jetëgjatësia dhe bukuria janë nën kontrollin tuaj, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të dukeni e re dhe atraktive, është mirë të filloni të zhvilloni një qëndrim pozitiv ndaj jetës dhe të përqendroheni në të ardhmen.

Veç kësaj, ndiqni edhe këto këshilla psikologjike për ta përmirësuar kualitetin e jetës:

Mos u ndjeni e vjetër

Çelësi për t’u dukur e re dhe atraktive është ajo se çfarë ndjeni përbrenda. Nuk varet nga mosha apo pamja juaj fizike.

Mbani qëndrim pozitiv edhe nëse keni ndonjë sëmundje

Optimizmi do t’ju ndihmojë edhe të rikuperoheni më shpejt, e gjithashtu mund t’jua zgjasë jetën nëse jeni duke vuajtur nga sëmundje të caktuara. /Telegrafi/