LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj 470 shkyçje nga ujësjellësi

Për tre muaj 470 shkyçje nga ujësjellësi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë të ditur për të të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga 25 janari 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.


“Brenda tre muajve, janë realizuar mbi 470 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 2500 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1000 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit”, wshtw thwnw nw komunikatwn nga ujwsjellwsi.

Për këtë akcion, KRU “Prishtina” ka angazhuar 50 ekipe të shkyçjes.

“Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ‘Prishtina’ si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth”.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.

Ndryshe, borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina” është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/