LAJMI I FUNDIT:

Për të ulur varësinë nga Rusia, SHBA do ta furnizojë Evropën me 15 miliardë kub gaz natyror

Për të ulur varësinë nga Rusia, SHBA do ta furnizojë Evropën me 15 miliardë kub gaz natyror

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftuan të premten një grup pune të përbashkët në një përpjekje për të larguar Evropën nga varësia e naftës dhe gazit rus.

Ekspertë e kryesuar nga përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Evropian, do të synojë të gjejnë furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror, raporton cnn.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë drejt furnizimit të Evropës me të paktën 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në vitin 2022, në partneritet me vende të tjera, njoftoi Shtëpia e Bardhë.


Për t'iu shmangur sanksioneve, Rusia do të pranojë Bitcoinin si formë pagese për naftën dhe gazin
Lexo po ashtu Për t'iu shmangur sanksioneve, Rusia do të pranojë Bitcoinin si formë pagese për naftën dhe gazin

Varësia e Evropës nga gazi dhe nafta ruse është dëshmuar si një pikë e madhe pengese në përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Ndërsa SHBA-ja ndaloi importet ruse të energjisë, Evropa e kishte shumë më të vështirë të ndërpresë furnizimet e saj.

Grupi do të punojë gjithashtu drejt reduktimit të emetimeve të gazeve serrë duke ulur emetimet e metanit dhe duke përdorur energji të pastër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori