Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar pasi për të tetën ditë disa rrugë ende janë të bllokuara nga bandat kriminale serbe të cilët qarkullojnë atje, ndërsa sot Policia njoftoi edhe për një barrikadë tjetër.
Në lidhje me situatën në veri, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka thënë sot se është koha që NATO të angazhohet dhe t’i pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit e përfaqësuesit rusë atje.
“Është koha që NATO të angazhohet dhe të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë. Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë”, shkruan Bugajski.
Edhe, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.
Sveçla në një postim në Facebook shkruan se veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.
Ndërsa, Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se është duke i përcjellë me vëmendje gjendjen aktuale në Kosovë, ku Policia e Kosovës vazhdon synimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ngritjen e partneritetit me qytetarët.
“Sindikata e Policisë dhe të gjithë pjesëtarët e policisë janë duke i përcjellë nga afër këto zhvillime si dhe janë shumë të shqetësuar për fatin e kolegëve të bllokuar, prandaj u bëjmë thirrje urgjente Presidencës, Qeverisë, KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadave të QUINT-it që të bashkërendojnë veprimet dhe menjëherë të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policor t’ju bëhet ndërrimi”, thuhet në reagimin e sindikatës.
“Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë”, thuhet më tej.
“Duhet të kuptojmë se edhe durimi e ka fundin e vet edhe për ata që janë atje edhe për ne. Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po sot Policia e Kosovës njoftoi për një barrikadë e re, e cila është vendosur gjatë natës në lagjen Berxhane e cila shpie për në Zveçan.
Ndërsa dy ditë më parë ishin ngritur dhe dy të tjera në fshatin Jegenicë dhe Zupç në Komunë të Zubin Potokut.
Drejtuesi i Zyrës për Gjendjen Civile në Çabër të Zubin Potokut, Qerkin Veseli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në fshatin Çabër situata për momentin është e qetë.
Ai tha se barrikadat nuk e pengojnë lëvizjen e lirë të banorëve në fshatin Çabër, por siç tha ai ato janë shqetësuese për banorët e cila situatë është duke ndodhur tash e 23 vjet.
“Në fshatin Çabër situata për momentin është e qetë. Andej janë barrikadat dhe nuk e dimë se si është situata. Dy barrikada për momentin janë në këtë zonë, në fshatin Zupç dhe Jegenicë. Përafërsisht në fshatin Çabër janë mbi njëmijë banorë. Barrikadat e reja nuk e pengojnë lëvizjen e lirë të banorëve të fshatit Çabër, por barrikadat janë shqetësuese për banorë dhe kjo gjë po ndodh tash e 23 vjet. Por jemi mësuar me vendosjen e barrikadave për aq kohë sa nuk e pamundësojnë lëvizjen e banorëve”, ka thënë Veseli.
Ai po ashtu tha se në zonën ku ai banon ka patrulla të Policisë së Kosovës, të EULEX-it dhe trupa të KFOR-it, duke shtuar po ashtu se edhe një helikopter qarkullon shpesh.
Po ashtu për shkak të barrikadave, doganierët e sistemuar në pikën kufitare në Jarinjë që nga e shtuna e javës së kaluar janë në krye të detyrës zyrtare pa pasur mundësi të kryhen ndërrimet me oficerët tjerë doganorë.
Këtë e bëri të ditur të premten, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës e cila ka njoftuar se ndërrimet me oficerët doganor nuk po mund të bëhen për arsye të bllokimit të rrugës në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.
“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës si zë i fuqishëm i anëtarësisë së saj bashkëndjen punën me doganierët e sistemuar në PKK Jarinjë. Sindikata njëherit i përgëzon institucionet e Republikës së Kosovës e në veçanti doganierët e policët për vendosmërinë, guximin dhe përkushtimin e tyre drejt shtrirjes dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e tyre.
Ndërkaq, për barrikadat në veri një ditë më parë ka reaguar edhe KFOR-i.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se forcat paqeruajtëse që drejton ai po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.
Gjenerali Ristuccia, përmes një komunikate, ka thënë se KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
“Që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë tonë, duke përfshirë edhe me trupa dhe patrulla shtesë në veri të Kosovës këtë javë”, ka thënë gjenerali Ristuccia, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se “presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga paraqitja provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve”.
“Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”.
“KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, ka thënë komandanti i KFOR-it. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Aksident i rëndë në Gjermani mes tri veturave, humbin jetën shtatë persona – gjashtë prej tyre digjen brenda mjeteve

Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Kievi pretendon se 262 atletë ukrainas janë vrarë nga rusët

LIVE: Marshi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve

Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate

Zgjedhjet në veri, Jabllanoviq: Lista Serbe do të bëjë gjithçka për të frikësuar serbët – të rinis bashkëpunimi me institucionet qendrore në Prishtinë

Hakohet faqja zyrtare e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook

Sulmohen me shok-bombë zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Specialja njofton se nesër nis gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë