LAJMI I FUNDIT:

‘Për herë të parë’ Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus

‘Për herë të parë’ Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus

Ukraina ka shënuar sukses në luftën e vazhdueshme me Rusinë duke rrëzuar së fundmi edhe një aeroplan bombardues strategjik ‘për herë të parë’.

Siç raportohet, bombarduesi Tu-22M3 është rrëzuar në rajonin jugor të Stavropolit të Rusisë, qindra kilometra larg nga territori i kontrolluar nga Ukraina.


Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, ka njoftuar se Kievi ka shkatërruar bombarduesin i cili është në gjendje të mbajë raketa me rreze të gjata.

Kjo u mohua nga rusët të cilët thanë se bombarduesi u shkatërrua nga një defekt teknik, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus
Lexo po ashtu Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

“Për herë të parë, njësitë raketore kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën e Mbrojtjes së Ukrainës, shkatërruan një bombardues strategjik me rreze të gjatë Tu-22M3 të përdorur nga terroristët rusë për të sulmuar qytetet e Ukrainës”, tha komandanti Oleshchuk.

Siç raportohet, i vdekur nga sulmi ndaj bombarduesit ka mbetur një nga pilotët e tij, ndërsa tre të tjerë kanë shpëtuar.

Ndryshe, ky lajm vjen pasi sulmit rus në rajonin e Dnipropetrovskit i cili vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 25 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori