LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, pesë studentë nga Kosova në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Për herë të parë, pesë studentë nga Kosova në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Foto: Arkiv

Pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kjo po ndodhë për herë të parë dhe po vlerësohet se do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes institucioneve të sigurisë të të dyja vendeve.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Etleva Smaçi, në një intervistë për KosovaPress thotë se mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një bashkëpunim të bazuar në pranimin e ushtarakëve në nivele të ndryshme të karrierës në kurset institucionale atje.

Ajo flet edhe për Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes për çka thotë se shërben si mënyrë për t’u integruar në NATO.

“Ne kemi një bashkëpunim, i cili fillimisht është bazuar në pranimin e ushtarakëve në nivele të ndryshme të karrierës nga Kosova në kurset institucionale. Nga viti 2020, kur në Akademinë e Forcave të Armatosura u rihap përsëri niveli i studimeve Bachelor, në programin Shkenca Ushtarake dhe n pranuam 60 studentë, me bashkëpunimin e dy ministrave të Mbrojtjes u pa që ky bashkëpunim siç ishte në nivelin e kurseve institucionale të kalonte edhe në nivelin e studimeve Bachelor, në nivelin e parë.

Prandaj, kam kënaqësinë t’iu them që në këtë vit akademik 2021-2022, ne do të kemi për herë të parë në Shkencat Ushtarake pesë studentë nga Kosova, të cilët padyshim do të sjellin një frymë të re por do të jenë edhe një urë tjetër bashkëpunimi midis dy institucioneve”, thotë ajo.

Të gjithë oficerët e rinj të pranuar për studime në shkencat ushtarake në Shqipëri kostot e shkollimit i kanë të mbuluara nga shteti. E Smaça thotë se kjo vlen edhe për studentët nga Kosova.

“Studimet ushtarake në Republikën e Shqipërisë janë plotësisht të subvencionuara nga shteti. Pra, kur një student pranohet pranë Akademisë në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ai ka të siguruar fjetjen, ushqimin, uniformën.

Bile, në momentin e parë që ai titullohet oficer, në të njëjtën merr edhe një pagesë që është një pagesë mujore. Pra, kosto e studimeve është zero… Padyshim kjo vlen edhe për studentët që vijnë nga Kosova”, tregon ajo.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura tregon për kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që synojnë të bëhen oficerë të rinj në kuadër të Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Kriteret janë të shpallura në faqen tonë zyrtare. Sigurisht ka një moshë të caktuar ku ti mund të bëhesh pjesë e kësaj Akademie, dhe ajo është mosha 22 vjeç. Ka kritere të karakterit fizik, që ka të bëjë me gjatësinë, me peshën.

Padyshim ka kritere të notës mesatare, të gjithë studentët kalojnë përmes procesit të maturës shtetërore, qoftë ata të Shqipërisë, qoftë ata të Kosovës, qoftë ata në Shqipëri.

Ata u nënshtrohen disa kualifikimeve, vijnë bëjnë një test të karakterit fizik, nëse mund të kualifikohen në këtë test, kalojnë pastaj në testin intelektual dhe në fund ka dhe një intervistë e cila më tepër ka të bëjë me njohjen e studentëve që ne do të rekrutojmë”, thotë ajo.

Ndërkaq sa i përket Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes Smaçi thotë se nuk i kanë munguar asnjëherë përfaqësuesit nga Kosova, e që siç thotë ajo, të njëjtit më vonë kanë marrë detyra shumë të rëndësishme.

“Gjatë gjithë viteve që ne kemi organizuar Kursin e lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, nuk na kanë munguar asnjëherë përfaqësuesit nga Kosova…

Edhe pse… akoma Kosova nuk ka mundur të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe apo instrumenteve tjera, ne e kemi parë si të domosdoshme që ushtarakët e lartë, të cilët aspirojnë të ngjisin shkallët e karrierës në Kosovë, ata patjetër duhet të marrin jo vetëm elementet e duhura sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, por në të njëjtën kohë të njohin më nga afër të gjithë terrenin apo mjedisin e sigurisë, duke pasur në këto kurse shumë përfaqësues nga NATO apo nga vendet anëtare të Partneritetit për Paqe. Pra si të thuash, është një mënyrë për tu integruar drejt NATO-s”, thotë ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori