LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas gjashtë vjetëve, Apple është sërish më i miri në Kinë

Për herë të parë pas gjashtë vjetëve, Apple është sërish më i miri në Kinë

Hulumtimi i fundit tregon rritjen e fortë të Apple në tregun kinez.

Apple kaloi Vivon gjatë tetorit të vitit 2021 dhe u bë prodhuesi më i madh i telefonave në tregun kinez.


Kompania nga Cupertino ka fituar për herë të parë që nga dhjetori 2015 titullin e markës më të madhe në Kinë, sipas analizës së kompanisë “Counterpoint Research”.

Shitjet e telefonave të serisë iPhone 13 nga Apple ndihmuan më së shumti rezultatin dhe shitjet e kompanisë u rritën me 46 për qind në baza mujore.

Prodhuesit e tjerë panë një rënie në shitje gjatë tetorit, dhe kjo përfshin Vivo, Oppo dhe Huawei.

Tregu i Kinës është fokusuar kryesisht në telefonat premium, gjë që ka ndihmuar Apple të arrijë rezultate më të mira shitjesh dhe shumë përdorues kanë pritur “Ditën e Beqarëve” (11 nëntorin) për të blerë një telefon të ri. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë

Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori