LAJMI I FUNDIT:

Për shtypjen e ulët të gjakut ndihmojnë lëngjet, ndërkaq për shtypjen e lartë ushqimi mediteran

Për shtypjen e ulët të gjakut ndihmojnë lëngjet, ndërkaq për shtypjen e lartë ushqimi mediteran

Nga zabullima ndodh zgjerimi i enëve të gjakut dhe përkeqësohen simptomat e shtypjes së ulët të gjakut

Simptomat janë: marramendja, shikimi i turbullt, puna jo e rregullt e zemrës, shtimi i etjes, frymëmarrja e shkurtër, lëkura e ftohtë, e djersitur dhe e zbehtë, por edhe alivanosja, transmeton Telegrafi.


Në shumicën e rasteve shtypja e ulët e cila shfaqet te të rinjtë dhe te njerëzit e shëndetshëm nuk është diçka që duhet për t’u brengosur, pos nëse nuk është pasojë e sëmundjeve të caktuara apo të barnave. Duhet të silleni kështu:

Para së gjithash, nuk duhet të qëndroni gjatë në këmbë në një vend, posaçërisht jo në diell. Kini kujdes të mos bëni lëvizje të vrullshme, si edhe të pini sa më shumë lëngje.

Gjatë ditëve të ngrohta njerëzit e rrezikuar me tension të ulët, por edhe personat me tension të lartë të gjakut duhet të kujdesen.

Tensioni i lartë është më i rrezikshëm, sepse rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, infarktit dhe dështimit të veshkave, mirëpo problemet janë më të shpeshta dimrit kur enët e gjakut për shkak të të ftohtit ngushtohen, prandaj kalueshmëria e tyre zvogëlohet, gjë që rrit presionin.

Simptoma e tensionit të lartë mund të jenë: marramendja, por edhe dhembja e kokës, përkatësisht e qafës, si edhe ndjenja e peshës në koshin e kraharorit dhe lodhja e shpejtë.

Një ndër simptomat e tensionit të lartë mund të jetë çrregullimi i shikimit, por, fatkeqësisht, mund të çojë edhe në sulm në tru.

Tensioni i lartë më së shpeshti mund të rregullohet pa ilaçe, dhe kur njëherë normalizohet është e mundshme të mbahet në nivel të shëndetshëm duke iu përmbajtur shprehive të shëndetshme.

Baza e ushqimit e personit me tension të lartë të gjakut duhet të jenë pemët dhe perimet, mishi i peshkut, por sa më pak mish të kuq. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori