Simbolikisht, dhurimi i një arme përcillte disa mesazhe në radhët e popullsisë shqiptare të zonave të pushtuara dhe sidomos të krahinave të papushtuara.
Për të lehtësuar disi trysninë imponuese të administratës së regjimit në zonat e pushtuara dhe në rrethanat e mungesës së strukturave shtetërore të ruajtjes së rendit në zonat e papushtuara, meshkujt në moshë të rritur detyroheshin të mbanin armë për të mbrojtur veten, familjarët dhe anëtarët e fisit.
Këtë e kanë vënë në dukje edhe studiuesit dhe udhëpërshkruesit e huaj që e kanë njohur nga afër shoqërinë shqiptare të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX.
Për shembull, Franz Baron Napcsa, ndër të tjera ka shkruar:
“Dashurinë e madhe që shqiptarët kanë për një pushkë të mirë e kuptova që në viin 1906, në një ditë kur po qëllohej shenja para gjithë krerëve të Rajës dhe kur Deli Ndou nga Bugjoni, porsa qëlloi shenjën me të shtënën e parë, u tërhoq mënjanë, puthi pushkën fshehurazi dhe e vuri në ballë.
Kryeneçësia që treguan shqiptarët tani së fundi për të mos iu bindur çarmatimit dhe më tepër fakti se ata pas sa e sa çarmatimesh gjenden gjithnjë të armatosur rishtas, madje me pushkë edhe më të mira, provon se deri ku shkon dëshira për të mbajur armë. Në Borgo Erizzo të Dalmacisë, deri në vjeshtën e 1860-ës, shqiptarët shkonin në kishë me armë.
Për sa i përket koleksionit të armëve, deri pak kohë më parë Shqipëria mund të quhej me të drejtë vendi ose muzeumi i armëve të të gjithë Evropës, këtu shitej çdo lloj pushke. Çdo shqiptar, po ta lejonin rrethanat ekonomike, synonte të siguronte armët më moderne. Si pasojë e këtij fakti, rreth vitit 1906, në radhën e armëve përfaqësoheshin gjithë tipat, që prej pushkës me çark e me gur stralli deri te mauzeri.
Vetë Franz Baron Napcsa ka shkruar: “Në Shqipëri çdo njeri del nga shtëpia i armatosur, në këto rrethana secili duhet të kujdeset vetë për kokën e tij, pra nuk mund të rrijë pa pushkë. Pra në këto kushte, mbajtja e armës nuk shprehte dëshirë, por ishte domosdoshmëri për të siguruar mbijetesën”.
Me “statusin” e dhuratës arma në shoqërinë tradicionale shqiptare përcillte disa mesazhe të rëndësishme, të cilat nënkuptonin funksione shoqërore, detyrime të ndërsjella ndërmjet familjes e fisit të dhuruesit dhe familjes e fisit që nderohej me një dhuratë të tillë kaq të çmuar. Madje, shpesh armët e dhuruara modifikoheshin në pamjen e jashtme me dekoracione të veçanta.
Përgjithësisht arma dhurohej në një ceremoni publike, në të cilën merrnin pjesë jo vetëm burrat e dy familjeve dhe fiseve, por edhe burra të tjerë të fshatit e të krahinës.
Nëpërmjet këtyre ceremonive u përcilleshin anëtarëve të bashkësisë fshatare krahinore këo mesazhe kryesore:
1. Familja e dhuruesit të armës, deri diku edhe fisi i tij dhe familja e atij që nderohej me këtë dhuratë, lidheshin në një miqësi të fortë. Një armë dhuratë ndërmjet dy familjeve, dy fiseve i ndalonte burrat e tyre të përdornin armët kundër njëri-tjetrit, ndalonte gjakderdhjen ndërmjet tyre në rrjedhën e disa brezave.
2. Përgjithësisht, burrat e familjeve që kishin këmbyer armë-dhuratë, detyroheshin t’i gjendeshin në krahë njëri-tjetrit nëse njëra palë përfshihej në konflikte me të tjerë. Miqësitë e krijuara me dhurimin e armëve quheshin “miqësi baruti”. /Konica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Qesh, bisedo dhe këndo me GPT-4o!
Poezia më e vjetër e dashurisë
Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan
Viti 1918: Fundi i Luftës së Madhe dhe paqja e padrejtësive
Jeta në komunizmin shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3