LAJMI I FUNDIT:

Për shkaqe sigurie, në Zelandë të Re anulohen iftaret kolektive

Për shkaqe sigurie, në Zelandë të Re anulohen iftaret kolektive

Pas sulmeve terroriste në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, në të cilat më 15 mars, gjatë namazit të xhumasë u vranë të paktën 50 persona, janë anuluar iftaret kolektive, të planifikuara gjatë Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Federatës së Shoqatave Islame në Zelandën e Re, Mustafa Faruk tha se në kuadër të masave në xhami, me qëllim të sigurimit të muslimanëve, do të anulohen iftaret kolektive.


Ai shpjegoi se përveç masave të tyre, janë siguruar edhe masa shtesë të sigurisë nga policia e Zelandës së Re. Faruk falënderoi policinë për mbështetjen e tyre pas sulmeve terroriste.

Siç tha ai, për arsye të sigurisë gjatë këtij Ramazani do të anulohen disa nga aktivitetet që u organizuan më parë.

Një nga këto aktivitete janë Ditët e Hapura të Xhamisë, të cilat u prolonguan për muajin qershor.

Faruk theksoi se për shkak të sigurisë kanë vendosur që njerëzit të mos i thërrasin në xhami.

Në dy sulme të ndara terroriste gjatë namazit të xhumasë në xhamitë Noor dhe Linwood, në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, më 15 mars të këtij viti u vranë të paktën 50 persona.

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori