LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të stuhisë Elliott, SHBA do të ketë Krishtlindjet më të ftohta në 40 vitet e fundit

Për shkak të stuhisë Elliott, SHBA do të ketë Krishtlindjet më të ftohta në 40 vitet e fundit

Parashikuesit besojnë se stuhia e dimrit që goditi SHBA-në këtë javë, mund të sjellë në disa pjesë të vendit Krishtlindjet më të ftohta në katër dekadat e fundit.

Të ftohtit “një herë në gjeneratë” që filloi të martën në veriperëndim të Paqësorit, përpara se të lëvizte drejt lindjes do të bëhet një “ciklon bombë” deri të premten.


Më shumë se 90 milionë njerëz në 37 shtete federale, janë thirrur të jenë të kujdesshëm për shkak të problemeve të paralajmëruara të motit, transmeton Telegrafi.

Rreth 80 për qind e qytetarëve do të përjetojnë temperatura nën zero, madje edhe banorët e Teksasit. Weather Channel e ka quajtur stuhinë e dimrit Elliott, dhe parashikuesit besojnë se stuhia do të sjellë Krishtlindjet më të ftohta që nga fundi i viteve të 80-ta. Edhe Florida parashikohet të ketë Krishtlindjet e saj më të ftohta në 30 vjet.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se temperaturat prej  minus 45 dhe minus 56 gradë Celsius, janë të mundshme në disa pjesë të vendit deri në fund të kësaj jave.

“Erërat e ftohta të kësaj fuqie mund të shkaktojnë ngrirje në më pak se pesë minuta nëse nuk merren masa paraprake dhe përveç hipotermisë, vdekja është e mundur pas ekspozimit të zgjatur ndaj të ftohtit”, tha NWS.

Ata vënë në dukje se një ngjarje e tillë meteorologjike ndodh një herë në brez, veçanërisht duke pasur parasysh se efektet e stuhisë do të ndihen edhe në rajonin e Liqeneve të Mëdha, ku ndikimi i saj pritet të arrijë në ekuivalentin e një uragani të kategorisë 3.

Për shkak të kësaj, guvernatorët e Kentakit dhe Karolinës së Veriut shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Bora dhe rrugët me akull mund të shkaktojnë kaos trafiku gjatë fundjavës.

“Patëm një javë të mrekullueshme të Ditës së Falënderimeve me pengesa minimale. Fatkeqësisht, nuk do të jetë e njëjtë deri në Krishtlindje”, tha Sekretari amerikan i Transportit, Pete Buttigieg.

Një numër i madh fluturimesh nga Denveri dhe Çikago tashmë janë anuluar, shkruan BBC. Denveri parashikohet të përballet me goditjen më të madhe të ftohtit të premten, kur temperaturat do të bien në minus 26 gradë.

Denver Arena do të përdoret si një qendër ngrohjeje. Banorët e Çikagos u paralajmëruan gjithashtu që të përgatiteshin për reshjet e dendura të borës që priten të fillojnë sot, të shoqëruara nga erëra mbi 80 km/h. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori