LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të një aksidenti në komunikacion bllokohet rruga Manastir-Resnjë

Për shkak të një aksidenti në komunikacion bllokohet rruga Manastir-Resnjë

Për shkak të një aksidenti në komunikacion në kalimin Gjavoto tek kisha “Shën Bogorodica” komunikacioni në rrugën magjistrale Manastir-Resnjë është tërësisht e bllokuar për komunikacion në të dyja anët.

Lëvizja e automjeteve po bëhet gjatë rrugës së vjetër nga Manastir për Prespë në kalimin Gjavoto nga fshati Kazhani, ndërsa për automjetet e rënda komunikacioni është tërësisht i ndaluar.


Fatkeqësinë në komunikacion për agjencinë AIM e kanë konfirmuar edhe policia rrugore të cilët janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/