LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të mjegullave të mëdha është ulur dukshmëria në disa akse rrugore të Maqedonisë

Për shkak të mjegullave të mëdha është ulur dukshmëria në disa akse rrugore të Maqedonisë

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në disa akse rrugore në të gjithë vendin.

Siç njoftoi Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” pasditen e sotme, është ulur dukshmëria prej 100 deri në 150 metra në rrugët magjistrale Manastir – Prilep, Negotinë – Demir Kapi – Udovë, Shkup – Veles dhe Veles – Shkup, nga 50 deri në 60 metra në rrugët Shtip – Radovish – Strumicë, Ohër – Strugë, Ohër – Resnjë, Koçan – Vinicë dhe Veles – Shtip dhe deri në 100 metra në rrugën Sveti Nikollë – Kumanovë dhe në qafën malore Pletvar.


Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë me lagështi./Telegrafi/