LAJMI I FUNDIT:

Për problemin me miellin do të bisedojnë ministrat e bujqësisë të Maqedonisë dhe Serbisë

Për problemin me miellin do të bisedojnë ministrat e bujqësisë të Maqedonisë dhe Serbisë

Gjatë ditës pritet që ministri i Bujqësisë i Maqedonisë dhe ai i Serbisë të bisedojnë për problemin me miellin pasi që Serbia paralajmëroi kundërmasa pas vendosjes së masave nga ana e Maqedonisë për import të miellit serb.

Këtë e deklaroi sot kryeministri Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.


“Ndërtojmë miqësi dhe marrëdhënie pozitive me të gjithë fqinjët dhe besoj se kur në të kaluarën kemi gjetur zgjidhje për shumë çështje më të rënda, do të gjejmë zgjidhje edhe për këtë çështje. Që sot sipas të gjitha gjasave do të ketë bisedime mes ministrave adekuat për t’u gjetur zgjidhja”, tha Zaev.

Ai nuk pret edhe rritje të çmimit të bukës për shkak të problemeve me të cilat përballen mullixhinjtë./Telegrafi/