LAJMI I FUNDIT:

Për pesë muaj, pesë foshnja të braktisura (Video)

Për pesë muaj, pesë foshnja të braktisura (Video)
Foto: Ilustrim

Pesë foshnja janë braktisur gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2018. Kështu bëjnë të ditur në Klinikën e Naonatologjisë në Prishtinë.

Po ashtu bëhet e ditur se vendet më të përshtatshme për braktisjen e foshnjave, mbeten ambientet e spitalit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën e Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka shpjeguar rastet e braktisjes së foshnjave.

Ai theksoi se Klinika e Neonatologjisë përkujdeset 28 ditë për foshnjat e braktisura, të cilat pastaj kalojnë nën përkujdesjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, raporton Tribuna Channel.

E, udhëheqësja e UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko – Nimani, ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me shtatzënitë e padëshiruara.

Klevis Vaqari, menaxhere e programit në Rrjetin e organizatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), thotë se nevojitet mbështetje financiare për fëmijët e braktisur e poashtu edhe për strehimoret.

Për Edona Hajrullahun nga institucioni i Avokatit të Popullit, braktisja e fëmijëve mbetet një nga çështjet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme.

Përdyshe, në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar Ministria e Mirëqenies Sociale kishte njoftuar se janë braktisur gjashtë foshnje.

Ndërsa, edukimi dhe promovimi shëndetësor, informimi për shëndetin riprodhues në veçanti, si dhe qasja në mjete kontraceptive, mbeten disa nga hapat që duhet marrë shteti në evitimin e dukurisë së braktisjes së foshnjave.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori