LAJMI I FUNDIT:

Për përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, brendi Amerikan hap dy pika të reja në Kosovë

Për përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, brendi Amerikan hap dy pika të reja në Kosovë

Brendi botëror me prejardhje nga Amerika, KFC, nesër me 4 Korrik në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara do të hapë restaurantin më të ri të saj në Pejë; kurse më pak se 2 javë më parë, po i njëjti brend ka hapur restaurantin edhe në Gjakovë.

Së bashku me këto 2 pika të reja, KFC shënon zgjerim me 11 restaurante në Kosovë, në më shumë se 8 komuna të vendit. KFC momentalisht është prezente në mbi 118 shtete të botës, me rreth 23,000 restaurante gjithësisht.

Ky zgjerim i brendit Amerikan në Kosovë hap mundësi zhvillimi në sferën e punësimit. Brendi për restaurantin e saj në Pejë ka punësuar 20 anëtar të rinj në ekip, ku në total tani ka 270 punëtor të cilët janë ambicioz të punojnë për një super brend ndërkombëtar, i cili ofron mundësinë që ata të zhvillohen në karrierën e tyre në bazë të procedurave të standardizuara.

Restauranti më i ri është me modelin “Drive Thru”, ku klientët nuk kanë nevojë të dalin fare nga makina e tyre për t’u shërbyer me ushqim.

Brendi KFC njihet për shijen e veçantë të ushqimit të pulës dhe veçohet si brend i cili sjell inovacion në tregun ku është prezent. E njëjta ndodh edhe në Kosovë, ku brendi posa ka lansuar produktin më të ri “Boxmaster”, i cili sipas klientëve të KFC-së, karakterizohet të jetë si “gjëja më e mirë që e kanë shijuar ndonjëherë.”

KFC-në në Pejë dhe Gjakovë mund ta gjeni të bashkangjitur me supermarketin Viva Fresh Store, hapur nga ora 10:00 çdo ditë të javës.

#KFC #Gishtatmilepi

Artikull i sponsoruar