LAJMI I FUNDIT:

Për pasanikët nuk ka krizë, po rritet numri i personave që në llogaritë bankare i kanë mbi 30 milionë dollarë – një qytet është i veçantë

Për pasanikët nuk ka krizë, po rritet numri i personave që në llogaritë bankare i kanë mbi 30 milionë dollarë – një qytet është i veçantë

Numri i personave super të pasur në botë është në rritje e sipër. Sipas raportit vjetor të Wealth-X, numri i personave ultra të pasur (që posedojnë pasuri mbi 30 milionë dollarë) gjatë vitit të kaluar është rritur për 0,8 për qind – më saktësisht për 265,490.

E listës së vendeve me më së shumti pasanikë prin bindshëm SHBA-ja me 81,340, e pasuar nga Kina me 24,965 dhe më pas Japonia me 17,855, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kur kihet parasysh numri i banorëve të atyre vendeve, atëherë në “fron” figurojnë vendet më të vogla. Në Hong Kong jetojnë 1,364 pasanikë në një milionë banorë, kurse në Zvicër janë 848 e Luksemburg – 699 dhe në SHBA me ‘vetëm’ 306.

Qyteti në të cilin jetojnë më së shumti pasanikë është New Yorku, ku gjatë vitit të kaluar në “qytetin që kurrë nuk flenë”, ka pasur 8,980 njerëz që në llogaritë e tyre bankare kishin të paktën 30 milionë dollarë. E vetëm 30 pasanikë më pak kishte Hong Kongu – 8,950. /Telegrafi/