LAJMI I FUNDIT:

Për një vit shënohen 8 raste me HIV në Kosovë, njëri prej tyre nën moshën 15 vjeç

Për një vit shënohen 8 raste me HIV në Kosovë, njëri prej tyre nën moshën 15 vjeç

1 dhjetori shënon Ditën Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS. Thuajse në gjithë botën për 1 dhjetor organizohen aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Kampanja për vitin 2021 zhvillohet me moton “Fund pabarazive, fund AIDS-it”.

E që nga viti 1986 deri më tani në Kosovë janë raportuar 139 raste me HIV dhe AIDS. Numri më i madh i takon gjinisë mashkullore me 73 për qind. Si pasojë e infektimit me HIV/AIDS deri më tani kanë vdekur 50 persona.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) përgjatë një vit, pra gjatë 2021-ës janë raportuar 8 raste me HIV, prej tyre një fëmijë nën moshën 15-vjeç.

“Me 1 Dhjetor shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje dhe njëkohësisht vazhdon të jetë një çështje me rëndësi globale e shëndetit publik. Kosova klasifikohet si vend me prevalencë te ulët të HIV-it në mesin e popullatës së përgjithshme dhe prevalencë të ulët në mesin e popullatës kyçe: meshkujt që bëjnë seks me meshkuj (MSM), personave që injektojnë droga (PID) dhe femrave punëtore të seksit (FSK).

Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se ne nuk kemi epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV. Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2021, në Kosovë janë raportuar 139 raste me HIV dhe AIDS. Numri më i madh i takon gjinisë mashkullore (73%). Grup mosha më e atakuar është 25-34 vjeç (31%) dhe grup mosha 35-44 po ashtu 31%. Deri më tani 50 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2021, janë raportuar 8 raste me HIV infeksion, prej tyre 7 janë nga komuniteti MSM dhe një fëmijë nën moshën 15 vjeç”, ka njoftuar IKSh /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori