LAJMI I FUNDIT:

Për një foto paguhen mijëra euro: Këto janë disa nga modelet më të paguara në Instagram (Foto)

Për një foto paguhen mijëra euro: Këto janë disa nga modelet më të paguara në Instagram (Foto)

Të pasurit blog-un personal dikur vlerësohej si mënyrë për ta rritur vetëbesimin, por ditëve të sotme super modelet kanë llogari me mijëra ndjekës dhe dinë si t’i konvertojnë “pëlqimet” në euro.

Telegrafi më poshtë sjell listën me yjet e Instagram-it të cilët paguhen miliona dollarë në vit!


Danielle Bernstein

Dizajnerja 25 vjeçare është bërë e famshme kur kishte lansuar blogun e saj ‘We Wore What’. Blogu i saj shumë shpejt ishte bërë i famshëm, e bashkë me të edhe llogaria e saj në Instagram. Tani, me mbi 1.5 milionë ndjekës në Instagram, ajo është një nga modelet më të famshme të modës. Edhe pse urren të flet për para, ajo paguhet rreth 15,000 dollarë për një postim të vetëm.

Today on WWW • @riverisland #imwearingri look http://liketk.it/2tl7d

A post shared by Danielle Bernstein (@weworewhat) on Nov 6, 2017 at 9:00am PST

Chiara Ferragni

‘The Blonde Salad’, blogu i modeles italiane Chiara Ferragni, ka qenë ndër më të popullarizuarit për thuajse 9 vite. Duke shfletuar në llogarinë e saj, ju mund ta shihni transformimin nga një biondinë e panjohur në një ikonë të vërtetë stili. Sot, llogaria e saj ka thuajse 10 milionë ndjekës dhe secili postim i saj i sjellë asaj dhjetëra mijëra dollarë. Të ardhurat e saj vjetore besohet të jenë rreth 8 milionë dollarë.

Eating a focaccina after the fitting ?

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on Nov 14, 2017 at 6:42am PST

Antoinette Kulas

Antoinette është një nga blogeret më të suksesshme në Australi. 3 vite më parë ajo postonte fotografi vetëm për qejf, por sot Instagram-i i saj ka mbi 1 milionë ndjekës. Blogerja ka kontrata me brendet më të mira të modës dhe është duke e përgatitur linjën e saj të rrobave.

Velvet and Lace @houseofcb ♠️

A post shared by A N T O I N E T T E M A R I E (@sydneyfashionblogger) on Nov 3, 2017 at 3:14am PDT

Julie Sarinana

Julie Sarinana ka filluar një blog tejet të njohur të quajtur ‘Sincerely Jules’, dhe lexohet nga mijëra njerëz çdo ditë. Në Instagram-in e saj, ajo promovon rroba dhe aksesorë nga dizajnerët. Nuk është çudi se për çdo post të sponsorizuar ajo fiton gati 150,000 dollarë.

When you come across cute Mexican bags, you buy one.. or two or three, oh and pineapples too! ❤️?#tulum

A post shared by JULIE SARIÑANA (@sincerelyjules) on Nov 14, 2017 at 12:32am PST

Viki Odintcova

Viki Odintcova nga Saint Petersburg është top modele. Fotot e saj provokuese marrin shumë vëmendje dhe ajo shpeshherë mund të shihet në ballinat e revistave për të rritur. Viki reklamon rroba, të brendshme, produkte për humbje të peshës, etj. /Telegrafi/

Today's looks ?? Ph: @a_mavrin #vikiodintcova #MAVRIN #MAVRINmodels

A post shared by VIKI ODINTCOVA (@viki_odintcova) on Nov 7, 2017 at 5:52am PST