LAJMI I FUNDIT:

Për kërcënimin ndaj Bislimit, Tahiri: Nuk kam marr ndonjë telefonatë nga Prokuroria apo Policia

Për kërcënimin ndaj Bislimit, Tahiri: Nuk kam marr ndonjë telefonatë nga Prokuroria apo Policia

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se deri tani nuk ka pranuar asnjë kërkesë për intervistim pas rastit të djeshëm, ku Prokuroria nisi hetimet karshi Tahirit pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pretendon se është kërcënuar në seancën e së enjtes nga deputeti i PDK-së.

Tahiri u shpreh se edhe Prokuroria por edhe Policia janë të mirëseardhur, por që ai konsideron se nuk ka kërcënuar askënd.

Sipas tij, debati ishte diskutim mbi pengesat që po u bëhen deputetëve.

“Fjala e deputetit ka imunitet unë aq më shumë për asnjë rrethanë nuk e kam kërcënuar askënd në seancën e Kuvendit. Kemi diskutuar mbi pengesat që na bëhen kur diskutojmë si deputetë por jo kërcënime….Janë të mirëseardhur kushdo që duan të më ftojnë qoftë Prokuroria, qoftë Policia unë këtu jam deri sot nuk kam marr asnjë telefon të vetëm për këtë çështje”, tha ai, raporton kp.

Deputeti i PDK-së ka komentuar edhe qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së që e shpalosën në takimin e grupit punues për vizat ku përafruan qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023.

Tahiri tha se mungon vullneti politik nga vendimmarrësit e BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij kjo është padrejtësi e madhe që po i bëhet popullit të Kosovës.

“Duket që nuk ka mjaftueshëm vullnet politik pra flas nga vendimmarrësit e BE-së që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Është padrejtësi shumë e madhe kur i shohim vendet që lëvizin lirshëm në zonën Schengen edhe jashtë territorit gjeografik të BE-së. Ne prapë diskriminohemi në mënyrë të padrejtë nga BE për këtë proces. Nëse nuk kishim hyrë fare në procesin e përmbushjes së kritereve do të ishte faji ynë, por ne kemi pas një dakordim kemi hyrë në këtë proces i kemi përmbushur kushtet edhe pse kemi pas dyfishin krahasuar me vendet e rajonit dhe prapë jemi të izoluar”, theksoi Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori