LAJMI I FUNDIT:

Për frigorifer të pastër

Për frigorifer të pastër

Shëndeti juaj është i lidhur ngushtë me pastërtinë e frigoriferit

Pavarësisht se çfarë lloj frigoriferi keni blerë, kini kujdes që të mos e vendosni pranë shporetit elektrik, radiatorit ose pranë dritares, ku mund t’i ekspozohet diellit.

Po ashtu rregulluesin e ftohtësisë në frigorifer mos e vendosni në temperaturën më të ulët (numri më i lartë në rregullues), sepse do të shpenzoni pa nevojë energji elektrike, ndërsa edhe ushqimi do të ftohej tepër pa ndonjë arsye, transmeton Telegrafi.


Ushqimin e përgatitur që e lini në frigorifer, mbulojeni ose vendoseni nëpër kuti. Në këtë mënyrë, ushqimi do të qëndrojë më gjatë i freskët, ndërsa në frigorifer nuk do të përhapen erëra.

Për pastrimin e frigoriferit gjithmonë përdorni detergjente të buta, preparate të posaçme për pastrim ose ujë të vakët në të cilin do të qitni pakëz uthull. Para larjes, frigoriferin duhet ta zbrazni, ta hiqni nga rryma dhe ta lini që të shkrihet deri në fund.

Nëse dëshironi ta shpejtoni shkrirjen, në frigoriferin e zbrazët vendosni një enë me ujë të ngrohtë dhe mbylleni derën. Brendësinë e frigoriferit lajeni vetëm atëherë kur të shkrihet në tërësi.

Frigoriferi duhet pastruar çdo javë ose më së largu çdo dy javë të gjitha sipërfaqet pastroni me ujë me sapun ose me ujë të përzier me uthull (që do të largojë aromat e pakëndshme), ndërsa pas shpëlarjes me ujë të pastër fshijeni me leckë të lagësht.

Nëse muret e frigoriferit tuaj janë të mbuluara me një shtresë të hollë të ujit (sikurse vesa), kjo është shenjë se dera nuk mbyllet mirë. Prandaj duhet t’i kushtoni kujdes kornizës së gomës ose nyjës lëvizëse të derës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Si të udhëtosh
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori