LAJMI I FUNDIT:

Për dhjetë ditë Policia në Prishtinë konfiskoi 77 skuterë, gjatë prillit shqiptoi mbi 11 mijë gjoba në trafikun rrugor

Për dhjetë ditë Policia në Prishtinë konfiskoi 77 skuterë, gjatë prillit shqiptoi mbi 11 mijë gjoba në trafikun rrugor

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti  rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet  e fundit që  i ka bërë  situatës së sigurisë  në trafik,  që nga data 26 prill 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të  motoçikletave.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë  së  Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11 mijë e 184 gjoba.


Ndërsa sa i përket planit që ka filluar që nga data 26 prill, deri sot janë konfiskuar 77 skuterë, ndërkaq janë shqiptuar edhe disa masa të tjera administrative.

“Masë administrative ndaj 44  (katërdhjetë e katër)  ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer, masë administrative ndaj 32  (tridhjetë e dy )  ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, masë administrative ndaj 52 ( pesëdhjetë e dy )   ngasësve të motoçikletave pa regjistrim”, thuhet në njoftim.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar, njofton Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori