LAJMI I FUNDIT:

Për dënimin me burg të Mijallkovit dhe Thaçit Gjykata e Apelit do të vendosë në nëntor

Për dënimin me burg të Mijallkovit dhe Thaçit Gjykata e Apelit do të vendosë në nëntor

Gjykata e Apelit më 4 nëntor (e hënë) do të vendosë për dënimin me burg të ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe të akuzuarve tjerë në rastin “Titanik 2”.

Gjykatës informues për këtë lëndë është Tanja Milleva, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Titanik 2” të shqiptuar në mars të këtij viti, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj burg, ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj, si dhe Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Elizabeta Stefanovska u dënuan me 3 vjet burg.

Fillimisht gjykata pranoi kërkesën e PSP-së për shqiptimin e masës së paraburgimit për Mijallkovin dhe Ibraimin, ndërsa më pas ata u liruan pasi bëhej fjalë për procedurë të shkurtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori