LAJMI I FUNDIT:

Për DBM shqiptarët ende janë pakicë kombëtare, Maqedonia shtet unitar!

Për DBM shqiptarët ende janë pakicë kombëtare, Maqedonia shtet unitar!

Diaspora e bashkuar maqedonase (OMD) e përkrah sistemin e tanishëm unitar në Maqedoni dhe njohjen e vazhdueshme të integrimit të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare dhe kualifikimeve tjera në procesin politik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në disa vitet e fundit është arritur përparim i dukshëm, por akoma duhet të punohet në drejtim të sigurimit të trajtimit të barabartë dhe adekuat të gjithë qytetarëve, thuhet në njoftimin e DBM. Në interes të përbashkët të të gjithëve është të bashkohemi me qëllim të tejkalimit të krizës së tanishme përmes deklarimit publik kundër korrupsionit, nepotizmit dhe anarkisë të cilët e penguan procesin e zhvillimit të Maqedonisë drejt demokracisë së bazuar në tregun e lirë dhe parimeve klasike liberale, shtojnë nga DBM.


„DBM beson se Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001 – sidomos dispozitat të cilat parashikojnë kuota për pakicat kombëtare në gjyqësi, organet shtetërore, administratën shtetërore dhe publike – ishin të dëmshme dhe sollën drejt një veçimi efektiv institucional. Pozitat në çdo pjesë të shoqërisë, pa marrë parasysh nëse janë në sektorin privat ose publik, duhet të plotësohen në bazë të aftësive dhe arritjeve individuale. Raste të shumta gjatë viteve anembanë botës dëshmuan që ndarja gjithnjë shpie drejt mossuksesit. Maqedonia nuk ka mundësi ta përmbajë veçimin përmes federalizimit  dhe njëkohësisht të pret të prosperojë“ – theksojnë në DBM.

DBM mban qëndrimin që partitë politike nuk duhet të bazohen dhe të ndahen në bazë të dallimeve etnike apo fetare, por duhet të bazohen në vlera dhe ideologji politike të përbashkëta./Telegrafi/