LAJMI I FUNDIT:

Për dallim nga Gjermania, Ambasada e Zvicrës vazhdon të mos pranojë aplikime për viza turistike

Për dallim nga Gjermania, Ambasada e Zvicrës vazhdon të mos pranojë aplikime për viza turistike

Përkundër rënies së rasteve me COVID-19, Zvicra është duke vazhduar me kufizime sa i përket turistëve.

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin, ka bërë të ditur se ende nuk janë duke pranuar aplikime për viza turistike.


“Për shkak të kufizimeve ekzistuese të hyrjes për të gjitha udhëtimet jo-thelbësore në Zvicër nga vendet e treta, Ambasada aktualisht nuk është në gjendje të pranojë aplikime të reja për viza. Për sa kohë që kufizimet e hyrjes qëndrojnë në fuqi, aplikimet për viza mund të pranohen në raste të jashtëzakonshme nëse ka arsye bindëse që justifikojnë një nga përjashtimet e listuara nga kufizimet e hyrjes”, thuhet në përgjigjen e ambasadës zvicerane.

Megjithatë, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë bën të ditur se në ditët në vazhdim do të vendoset për zbutjen e këtyre masave, por që deri në njoftim të ri, vizat turistike mbeten të ndaluara.

“Këshilli Federal do të vendosë për zbutjen e kufizimeve të hyrjes drejt vendeve të treta në një datë të mëvonshme dhe në konsultim me shtetet Shengen. Ne ju rekomandojmë që të kontrolloni rregullisht faqen tonë të internetit për informacionin më të fundit. Deri atëherë, hyrjet për qëllime ekskluzivisht turistike do të mbeten të ndaluara”.

Ndryshe, Gjermania sot ka marrë vendim që nga data 25 qershor të pranojë aplikimet për viza për qytetarët në Kosovë që tashmë kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori