LAJMI I FUNDIT:

Për çka disa njerëz i urrejnë përqafimet dhe prekjet?

Për çka disa njerëz i urrejnë përqafimet dhe prekjet?

Shkencëtarët amerikanë janë përpjekur që të sqarojnë në mënyrë profesionale çfarë e nxit urrejtjen e tyre nga prekja fizike.

Njerëzit e tillë shpesh nuk kanë zgjedhje tjetër, pos vetëm t’i shtrëngojnë dhëmbët, të “fshehin” pakënaqësinë dhe të pranojnë përqafimin. Mirëpo disi e shmangin – me puthje të dërguara në ajër apo me shtrëngim duarsh, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët konstatojnë që në shumicën e rasteve problemi në edukatën, si edhe në mosprirjen e njerëzve të rritur për përqafime në shumicën e rasteve rrjedh nga fëmijëria.

“Prirja drejt prekjes fizike, pa marrë parasysh a është fjala për përqafim, përkëdhelje në kokë apo në supe, apo shtrëngim duarsh, shpesh është pasojë e përvojave të cilat personi i bart nga fëmijëria e hershme”, thotë profesoresha e Universitetit të Ilinoisit Verior, Suzanne Degges White.

Studimi i bërë në vitin 2012 tregon që personat të cilët janë rritur bashkë me prindër të cilët i kanë përqafuar dhe përkëdhelur kanë vazhduar me të njëjtën praktikë dhe që probabiliteti më i madh është që të njëjtin model sjelljeje e kanë aplikuar edhe te fëmijët e vet.

Rezultatet e studimit tregojnë që “përqafimet janë pjesë e rëndësishme e edukatës emocionale të fëmijës”.

Megjithatë, profesoresha Degges Whiteparaqet edhe informacionin kontradiktor sipas të cilit rritja pa përqafime të shpeshta te disa njerëz ka efekt të kundërt.

Në të vërtetë, siç shpjegon shkencëtarja, “fëmijët e përqafuar jo mjaftueshëm, në moshën e rritur shpesh vrapojnë për të bërë kontakt fizik dhe nuk mund të përshëndeten me miqtë pa u përqafuar dhe pa u prekur në duar apo në supe”.

Degges White thotë se më mençuri është të shmanget përqafimi me njerëzit e panjohur, si edhe që secili ka të drejtë që të ketë kontroll ndaj atyre gjërave që u ndodh me trupin.

Ajo shton se neveria ndaj përqafimit mund të kapërcehet, mirëpo nuk është e domosdoshme, sepse nuk ka asgjë të keqe në shmangien e përqafimeve dhe për këtë shkak nuk duhet ndier presion. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori