Dje nga Prishtina për në Beograd kanë udhëtuar 14 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të marr pjesë në këtë debat.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike parlamentare. Ata do të përballen gjithashtu me deputetë nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Serbisë, transmeton lajmi.net.


Konferenca do të ndahet në dy pjesë – në të parën do të do diskutohet për rolin e kuvendeve të Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët. Ndërsa, pjesa e dytë do t’i kushtohet rolit të kuvendit për një kontroll më efikase të qeverisë.