LAJMI I FUNDIT:

Për avokaten e rreme nga Ohri kanoset burgim deri më tre vite

Për avokaten e rreme nga Ohri kanoset burgim deri më tre vite

Emilija Stojanoska nga Ohri, e cila në mënyrë të rreme ka punuar si avokate në gjykatën e Ohrit dhe ka përfaqësuar palë në procese gjyqësore nuk deklarohet nëse ka kaluar provimin e jurisprudencës dhe nëse ka licencë për punë si avokate ose jo. Stojanoska ka thënë se përgjigja duhet të kërkohet në institucionet përkatëse, ndërsa nga PTHP thonë se është formuar lëndë dhe mblidhen dëshmi për të dyshuarën Emilija Stojanska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në qoftë se ky person akuzohet për vepër penale mashtrim, në Ligjin penal parashihet dënim në para ose burgim deri në tre vite. Dëmet që ka shkaktuar Stojanoska duke përfaqësuar lëndë si avokate pa licencë mund të jenë shumë të larta, thotë avokati Zvonko Davidoviq.


Një grua për më shumë se dy vite ka punuar si avokate pa licencë në Gjykatën e Ohrit
Lexo po ashtu Një grua për më shumë se dy vite ka punuar si avokate pa licencë në Gjykatën e Ohrit

“Nëse palët janë përfaësuar nga person që nuk ka licencë për punë si avokat, atëherë në bazë të ligjit parashihet dënim me burgosje dhe dëmshpërblim për palët e mashtruara. Në rast se ka palë që e kanë humbur procesin gjyqësor dhe kërkojnë shfuqizimin e vendimeve për lëndët e tyre, ato lëndë duhet të kthehen në gjykim të sërishëm”, thotë Davidoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori