LAJMI I FUNDIT:

Për 8 Mars, Super Viva sjellë një shumëllojshmëri të luleve më të bukura

Për 8 Mars, Super Viva sjellë një shumëllojshmëri të luleve më të bukura

Për ditën më të veçantë kushtuar grave, dhuroni atyre shumë dashuri sepse buzëqeshja nuk duhet të mungojë në fytyrat e tyre.
E cila është mënyra më e lehtë për të bërë një femër të buzëqeshë?

Me vite të tëra lulet kanë qenë simbol i dashurisë dhe admirimit. Dhurimi i luleve për gjininë femërore ka një histori të lashtë dhe lulet vazhdojnë akoma të jenë një prej dhuratave më simbolike që shprehin dashuri dhe admirim për personin që i dhurohen.

Super Viva për ditën e gruas ka sjell një llojllojshmëri të luleve nga më të bukurat në të gjitha pikat.

Më poshtë janë treguar vetëm një numër i vogël i luleve të cilat mund t’i gjeni në Super Viva, sepse realisht zgjedhjet janë të shumta, dhe gjithçka që duhet të bëni është të vizitoni pikat e Super Viva dhe të zgjedhin lulen më të bukur për më të dashurën tuaj.

Anthurium është një familje e luleve e cila ka rreth 1000 specie të luleve nga më të bukurat si tailflower, flamingo etj. Kjo lule ka origjinë nga Amerika mirëpo është distribuar në Meksikë dhe Argjentinë.

Dendrobiumi, ky lloj i luleve u “zbulua” nga Olof Swartz në 1799 dhe sot përmban rreth 1200 lloje të luleve të njohura si ndër më të bukurat.
Bromeliad është emri për një familje të bimëve që është jashtëzakonisht e larmishme. Ka 2,877 lloje të ndryshme të Bromeliads. Kjo është një bimë tropikale, kështu që kërkon një ambient të ngrohtë dhe kujdesje të vazhdueshme. Bukuria e saj i shton hijeshi ambientit tuaj.
Begonia është një bimë shumëvjeçare e cila i përket familjes Begoniaceae dhe përmban 1.795 specie bimore të ndryshme. Begonias rriten në klimat me lagështi subtropikale dhe tropikale.

Begonia është një dhuratë e përkryer për shkak të bukurisë, dhe ngjyrave të saj të ngrohta.

Orkidea ose Phalaenopsis është lule me origjinë aziatike. Japonia është vendi ku kjo lule rritet.

Është zbuluar në vitin 1825 nga Carl Blum dhe që nga ajo ditë është shndërruar në një nga lulet më të veçanta. Veçantia e kësaj luleje është edhe tek procesi i rritjes. Është e pamundur të mbillet një lule e tillë. Edhe në tokën e saj Orkideja mbillet vetëm me ashkla druri dhe jo me pleh prandaj kjo lule është shndërruar në dhuratën e preferuar për këdo.

Këto lule dhe shumë të tjera mund t’i gjeni në Super Viva, prandaj mos vononi dhe bëni më të dashurat tuaja nëna dhe gra me buzëqeshje në ditën e tyre 8 marsi. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar