Për 24 orë u arrestuan 17 persona të cilët nuk respektuan vendimet lidhur me COVID-19


Policia e Kosovës të premten ka arrestuar 17 persona të cilët nuk zbatuan vendimet e marra nga ana e institucioneve për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Edhe kësaj radhe, numri më i madh i personave u arrestuan në Prizren gjithsejtë 8. Në veri të Mitrovicës u arrestuan 3, në Prishtinë e Gjilan nga 2 persona, kurse në Pejë dhe Mitrovicën e jugut nga 1 person.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:Fushë Kosovë 01.05.2020 – 18:30. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Gjilan 30.04.2020-22:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Gjilan 30.04.2020-22:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Prizren 01.05.2020-11:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Prizren 01.05.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Prizren 01.05.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Prizren 01.05.2020-15:15. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Suharekë 01.05.2020-19:30. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Dragash 28.04.2020 - 23:30. Me 01.05.2020 ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti për mos respektim të vendimin të Qeverisë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Dragash 28.04.2020 - 23:30. Me 01.05.2020 ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti për mos respektim të vendimin të Qeverisë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Pejë 01.05.2020 – 16:15. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Mitrovicë 01.05.2020 – 21:00. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/



































