LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave

Për 24 orë, janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katër persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.


“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur 37 aktakuza kundër 42 personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nga prokuroritë themelore të komunave të Kosovës: 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një person dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori