LAJMI I FUNDIT:

Për 20 ditë, Agjencia për Siguri Kombëtare në RMV do të ketë drejtor të ri

Për 20 ditë, Agjencia për Siguri Kombëtare në RMV do të ketë drejtor të ri

Për 20 ditë prej sot, Agjencia për Siguri Kombëtare do të ketë drejtor të ri. Dje, Qeveria mbajti mbledhje të mbyllur në të cilën drejtori informoi për rastin me marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut nga ukrainasi Oleksandar Onishçenko. Nuk kam mundësi të jap informata më shumë sepse mbledhja ishte e mbyllur. Pati kumtesë nga ana e Qeverisë lidhur me konkludimin për marrje të shtetësisë, theksoi në mbledhjen e Kuvendit për parashtrim të pyetjeve të deputetëve kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski u përgjigj në pyetjen e deputetit Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM, i cili pyeti nëse në këto pesë muaj prej se është kryeministër, ka ditur për Onishçenkon, përkatësisht nëse drejtori i ASK-së Dimovski e ka informuar.


Pasi që kryeministri nuk u përgjigj drejtpërdrejtë në pyetjen, deputeti Milloshoski tha se Kovaçevski është dashur të jetë i informuar se i është dhënë shtetësi Onishçenkos, duke cekur se ai është i katërti në listën e zezë të SHBA-së, i cekur si zbulues i presidentit rus, Vlladimir Putin.

Onishçenko, sipas Milloshoskit, ka vendosur lidhje në vend që kur kryeministër ishte Zoran Zaev, për të sjellë gaz. Këtë, siç tha, e ka ditur Kovaçevski, por nuk guxon të tregojë më tepër.

Paraprakisht, në pjesën e përgjigjeve me shkrim deputetja Silvana Angelevska nga OBRM-PDUKM e lexoi përgjigjen e kryetarit të Qeverisë për atë se çfarë sasie e thëngjillit është furnizuar për nevojat e TEC “Bitola” dhe TEC Osllomej, nga cilat vende, me çfarë çmimi dhe sa mjete janë paguar deri më tani.

“Për TEC ‘Bitola’ janë marrë 223 637 tonë thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria, për REK Osllomej janë marrë 414 136 tonë thëngjill nga Maqedonia, Greqia, Shqipëria dhe nga Kosova”, lexoi Angelevska, duke cekur se kjo ka të bëjë vetëm me vitin 2022.

Prej fillimit të vitit për furnizim të thëngjillit për TEC “Bitola” dhe TEC Osllomej janë paguar, sipas saj, dy miliardë 29 milionë e 500 mijë denarë apo 33 milionë euro.

“Nëse llogarisim në sasi të thëngjillit dhe ditëve të punës së TEC “Bitola”, nëse punojnë dy blloqet me kapacitet të plotë, ato janë 27 ditë pune, nëse punojnë tre blloqet ato janë vetëm 18 ditë pune”, tha deputetja.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori