LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: Rusia posedon dron-nëndetëse

Pentagoni: Rusia posedon dron-nëndetëse

Rusia posedon dronin nëndetar i aftë për të bartur kokën më të madhe nukleare, thuhet në një raport që ka rrjedhë nga Pentagoni, shkruan Daily Mail.

Ekzistenca e  bartësit nëndetar të kokës nukleare ishte përfolur edhe në të kaluarën, por dokumenti i Pentagonit e konfirmon këtë.


Raporti i Pentagonit paralajmëron se vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar zgjerimin e armëve të saja nukleare.

Dokumenti i zbuluar konfirmon se Rusia ka një nëndetëse të quajtur ‘Status-6’.

Droni-nëndetëse është i aftë të bartë kokë nukleare 100-megatonë, arma më e madhe e tillë sipas Newsweek.

“Rusia po zhvillon gjithashtu të paktën dy sisteme të reja interkontinentalë, si dhe një automjet hypersonik dhe një armë të re bërthamore ndërkontinentale nënujore”, shkruajnë mediat britanike. /kp/