LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni kërkon buxhet prej 718 miliardë dollarëve

Pentagoni kërkon buxhet prej 718 miliardë dollarëve

Pentagoni përkatësisht Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar buxhet prej 718 miliardë dollarëve për vitin fiskal 2020, që është një rritje prej 5 për qind nga ajo që iu miratua në vitin 2019.

Buxheti në vlerë prej 718 miliardë dollarëve përbëhet prej një buxheti bazë në vlerë prej 544 miliardë dollarëve, me 164 miliardë dollarë shtesë të dedikuara për operacione të mundshme jashtë vendit, gjithashtu janë kërkuar 14 miliardë dollarë për forcat hapësinore, ku 72 milionë dollarë do të përdoren për të ndërtuar zyrat qendrore të degës së re ushtarake.


Presidenti Donald Trump, ishte i pari që vitin e kaluar njoftoi planet për të krijuar forcat hapësinore, që do të shndërrohen në degën e gjashtë të forcave të armatosura dhe kjo do të jetë hera e parë që shtohet degë e re ushtarake pas 72 vjet, përcjell Telegrafi.

Buxheti i ri amerikan parasheh shkurtime prej 5% të shpenzimeve qeveritare
Lexo po ashtu Buxheti i ri amerikan parasheh shkurtime prej 5% të shpenzimeve qeveritare

Pentagoni po ashtu ka kërkuar 13.6 miliardë dollarë për të zhvilluar kapacitete për mbrojtjen nga raketat. Pjesë e kërkesave në buxhet janë edhe 9 miliardë dollarë për fonde emergjente, që përfshijnë përpjekjet për lehtësimin e pasojave nga stuhitë, si dhe 3.6 miliardë dollarë të orientuara për ndërtimin eventual të murit përgjatë kufirit të premtuar nga Trump.

Muajin e kaluar, Trump shpalli emergjencë kombëtare për sigurinë në kufijtë, duke tentuar të shmang Kongresin për fondet pasi ligjvënësit miratuan vetëm një pjesë të vogël nga gjithsej 5.7 miliardë dollarëve sa kërkoheshin për të ndërtuar murin në kufirin SHBA-Meksikë. /Telegrafi/